Nicki Minaj ka bërë një homazh për Princeshën Diana gjatë koncertit të saj të fundit. Teksa pyeti publikun, “Nga jeni?”, kur dikush iu përgjigj: “Nga Uellsi”. Nicki më pas përdori një theks britanik dhe foli për Princeshën Diana , duke e quajtur atë “shoqen e saj të mirë”.
“Uellsi, më kujton gjithmonë një mikeshën time të mirë, e cila nuk është më këtu. Princeshën e Uellsit. Minaj më pas i kërkoi turmës që të mbante një moment heshtje për Princeshën Diana, e cila vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në gusht 1997 në moshën 36-vjeçare.
Pas kësaj deklarate të reperes nuk kanë qenë të pakta komentet që e ironizonin atë. “Nëse unë mund ta kem Krishtin si mik, atëherë ju mund të keni Dianën”, shkroi një përdorues i rrjetit X.
Pak ditë më parë Minaj është gjobitur nga policia pasi u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit nën dyshimin se po mbante drogë. “Sapo liruam një grua amerikane 41-vjeçare, të cilën e arrestuam këtë pasdite në Schiphol me dyshimin se po eksportonte droga të lehta”, konfirmuan autoritetet holandeze përmes X.