Mungesa e Romeo Veshajt ra ne sy ne festen e mbajtur pas përfundimit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ish-banorët kremtuan rrugëtimin e tyre. I pranishem nuk ishte as vëllai i tij, Donald Veshaj.
Por ndërkohë e dashura e Romeos, Heidi Baci nuk ka munguar në festë, e cila ishte e shoqëruar nga Bora Zemani. Heidi ka zgjedhur të qëndrojë me disa nga ish-banorët, mes tyre edhe Julian Dedën.
Heidi sakaq u shpreh se nuk ka qenë shumë aktive për shkak se ka patur një problem me sytë, gjë kjo që u vu re dhe nga paraqitja e saj me syze në festë.