Këngëtarja legjendare e muzikës pop Madonna, 65 vjeçe, është sërish beqare, pasi është ndarë me të dashurin e saj, Josh Popper.
Popper, 30 vjeç, është trajner boksi dhe mesa duket lidhja e tij me yllin e popit ka marrë fund pasi oraret e tyre, nuk përputhen për shkak të Turneut Botëror Celebration të Madonna. Si rezultat, të dy nuk mund të gjejnë kohë të mjaftueshme për marrëdhënien e tyre.
Ata prej muajsh nuk mund të shiheshin për shkak të turneut dhe si pasojë të dy vendosën t'i jepnin fund lidhjes së tyre, duke i dhënë fund gjërat në mënyrë të pjekur dhe pa inat.
Madonna dhe Popper thuhet se u takuan pasi ai stërviti një nga djemtë e Mbretëreshës së Popit në palestrën e tij. Madonna konfirmoi romancën e tyre në Instagram në mars 2023.
Ata të dy po mbështesnin karrierën e njëri-tjetrit, Madonna u pa në disa nga ndeshjet e Popper-it në Nju-Jork, ndërsa ai ka shkuar në disa prej koncerteve të saj, madje Madonna-n e ngjiti në skenë dhe i dha një puthje para audiencën e saj.