Këtë të shtunë do të mbahet finalja e “Big Brother VIP” ku do të shpallet fituesi i edicionit të tretë. Një prej 5 banorëve që mundën të prekin finalen e madhe do të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Juli, Egla, Romeo, Meritoni dhe Heidi janë 5 banorët finalistë dhe të gjithë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që ditën e parë të këtij 'reality show'. Pak ditë më parë revista “Bordo” hapi një sondazh, ku gjithë ndjekësit kanë patur mundësi të votojnë.
-
Çiftet që ka prodhuar “Big Brother VIP”!
25 Maj, 11:58
Sipas këtij sondazhi, shohim se do të ketë një garë të fortë mes Julit (29% votave) dhe Romeos (30% votave), ku kryeson ky i fundit me vetëm 1% të votave.
Më pas në vend të tretë është Meritoni me 16% të votave, Egla me 13% dhe Hejdi ka 11% të votave.
Mbetet për të parë spektaklin se kush prej finalistëve do të arrijë të rrëmbejë çmimin e madh..


Çiftet që ka prodhuar “Big Brother VIP”!









Diddy akuzohet sërish për sulm seksual!








