KreuCelebrity

Risi në 'Big Brother VIP 3'! Finalistët ndahen në çifte, çmimi caktohet "dyshe"!

Risi në 'Big Brother VIP 3'! Finalistët ndahen në

Skema e re është përdorur në shtete te tjera e tani, ne një risi për “Big Brother VIP Albania”, u aplikua dhe ne finalen e ketij programi. Katër finalistët u ndanë në dy çifte dhe fituesit do të përballen më pas me njëri-tjetrin për çmimin e madh. Konkretisht, përmes zgjedhjes së goglave në mënyrë rastësore, Romeo Veshaj u bë çift me Egla Cenon, ndërsa Julian Deda me Heidi Bacin.

Meriton Mjekiqi sakaq ishte finalisti i parë i eliminuar. Moderatori falenderoi publikun që e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa u shpreh se përvoja në reality show e ka ndryshuar dhe e ka bërë më të pjekur. “Nuk e kam një analizë konkrete pse jam më pak i votuar, por falënderoj publikun që më ka votuar. Jam shumë i lumtur që kam ardhur deri në këtë pikë. Jam përmirësuar me veten. U rrita shumë, jam një Meriton me shumë durim, i matur, i pjekur”, u shpreh ai pas eliminimit, ndërkohë që me të mbërritur në studio nxitoi të puthte Ilnisën, me të cilën nisi një romancë në shtëpi.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF