Gazetarja dhe spikerja amerikane Vanessa Welch u ndesh me një moment aspak të këndshëm teksa jepte lajmet drejtpërdrejtë. Teksa jepte lajmet ne transmetim te drejtperdrejt, diçka e zezë i ndalon në afërsi të syrit ku më pas bie brenda gojës së spikeres e cila tenton te mos e jape veten, dhe ka vazhduar të bëjë punën e saj.
Ndjekësit në rrjetet sociale e admiruan aftësinë e saj për të qëndruar e fokusuar gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. "Ky është profesionalizëm”, ka shkruar njëri prej tyre. Shumica e njerëzve që panë videon, e cila ka më shumë se 250,000 pëlqime në Instagram, pohuan se objekti i panjohur që ishte fillimisht në syrin e saj dukej të ishte një mizë e zezë. Ndersa disa të tjerë mendojne se në fakt ishte vetëm një qerpik. “Duket më shumë si qerpik fallso dhe njëri prej tyre është shkëputur”, komentoi një grua, sipas New York Post