KreuCelebrity

Jennifer Lopez rrezikon kontratën prej 90 milionë dollarësh në Las Vegas!

Jennifer Lopez rrezikon kontratën prej 90 milionë dollarësh

Jennifer Lopez mund të humbasë një koncert me vlerë pothuajse 100 milionë dollarë pasi albumi dhe turneu i rikthimit nuk kanë patur suksesin që pritej, duke e lënë marrëveshjen e saj nw Las Vegas në pikwpyetje..

 “MGM po e sheh që nuk po ecën mirë”, tha një burim për “The New York Post”. "Ata janë shumë nervozë. Është shumë e rrallë që të kesh një turne të dobët dhe më pas të shkosh në Vegas”.

Lajmi vjen pasi albumi “This is Me... Now” nuk arriti objektivat e pritura, duke bërë që jo një, jo dy, por shtatë koncerte të saj të anulohen për verën e 2024-ës. Pra, pasi fillimisht ishte në rrugën e duhur për 90 milionë dollarë, kjo tani mund të ulet në 45 milionë dollarë për shfaqjet, që tregojnë një rënie të konsiderueshme në vlerësimin e saj nga promotorët.

Jennifer Lopez rrezikon kontratën prej 90 milionë dollarësh

Shitjeve të dobëta i shtohen raportet se martesa e saj me Ben Affleck wshtw nw krizw, pasi ata rrallë janë parë së bashku për më shumë se një muaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF