KreuCelebrity

FOTO/ Ben Affleck ndryshon pamje, dhe duket shumë më i ri!

FOTO/ Ben Affleck ndryshon pamje, dhe duket shumë më i ri!

Ben Affleck i është nënshtruar një ndryshimi drastik të stilit pasi vendosi të heqë mjekrën e tij të famshme për një pamje rinore dhe më të pastër.

Pas vitesh që kishte një mjekër të rregullt, e cila përforcoi imazhin e tij si një nga burrat e ashpër të industrisë, Affleck vendosi ta rruajë atë dhe të lyejë flokët me një nuancë më të errët kafe për t'u dukur më i ri.

FOTO/ Ben Affleck ndryshon pamje, dhe duket shumë më i ri!

Transformimi i madh i aktorit hollivudian i befasoi fansat e tij, pasi disa komentuan se ai dukej disa dekada më i ri se 51 vjet. Nuk është hera e parë që Affleck ka zgjedhur të mos i lejë thinjat të jenë pjesë e pamjes së tij, duke e bërë mjekrën e tij kafe në vitin 2020, megjithëse kohët e fundit ai e kishte lënë atë të kthehet në nuancën e saj natyrale gri.

Affleck u pa në Los Anxhelos me djalin e tij Samuel, 12 vjeç, të cilin e ka me ish-gruan e tij, Jennifer Garner.

FOTO/ Ben Affleck ndryshon pamje, dhe duket shumë më i ri!

Aktori u shfaq në lojën e basketbollit të djalit të tij duke treguar pamjen e tij të re të freskët dhe e befasoi të pranishmit se sa i rinuar dukej.  Affleck gjithashtukishte zgjedhur një veshje ndryshe. Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar kishte zgjedhur një kostum ngjyrë gështenjë dhe këmishë jeshile.

FOTO/ Ben Affleck ndryshon pamje, dhe duket shumë më i ri!

Nuk duhet pse Ben ka bërë një ndryshim kaq drastik, por shumë mendojnë se kjo mund të jetë pasi ai po merr pjesë në ndonjë film të re, të cilin ende nuk e ka ndarë lajmin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF