KreuCelebrity

Ftohtësinë nuk e do, Eva Alikaj rrëfen marrëdhënien me të birin: “Është bërë shumë zviceran”!

Ftohtësinë nuk e do, Eva Alikaj rrëfen marrëdhënien me

Aktorja e njohur, Eva Alikaj ishte e ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ku foli për gjithçka, nga marrëdhënia me të birin, jetesa në Austri dhe vështirësitë që ka kaluar pas divorcit. Eva tregoi se i biri është violist në Zvicër dhe pse ftohtësinë në marrëdhënien nënë-bir nuk e do. Ajo ka theksuar se herë pas here mundohet t’i jap atij shembuj se si të jetë sa më i afërt.

“Nuk ka qenë e lehtë jeta në Austri. Kam rritur një djalë. Ai tani është muzikant në Bazel të Zvicrës për viol. Marrëdhënia ime është kjo, që unë jam shumë e lumtur që ai arriti të jetë i zoti i vetes, në një profesion që e do, në një vend që e do, me një vajzë që e do, por gjithmonë një ngërç i vogël sepse është bërë shumë zvicerian. Jam mami shqiptare, i them si mund të jem ndryshe. Ti duhet të jesh pak më shqiptar, i them sepse je rritur me shqiptarët.

Shqiptarët habiten kur i them që unë jetoj me mamin. Mua më duket e natyrshme, jam vajzë e vetme, s’kam pse të mos rri me mamin. Ka njerëz që nuk mund të rrinë sepse kanë punën, ka raste që nuk mund të jetë e mundur.  Por të jetë kështu kjo, që shqiptarët të bëhen kaq modernë për 30 vjet, kaq të sipërfaqshëm, kaq të ftohtë. Më vjen shumë keq për këtë. Unë luftoj akoma me djalin tim për këtë. Për shembull, erdhi përpara dy muajsh në Vjenë dhe erdhi fillimisht te shoku se kishte ditëlindjen. Mua nuk më pëlqen kjo gjë, që nuk erdhi menjëherë te gjyshja e moshuar dhe pastaj të shkonte te shoku. Ja jap shembullin se si duhet të sillet, edhe pse ai tani është një burrë i rritur, do bëhet baba. Divorci ka qenë shumë i vështirë për mua, sepse në atë kohë unë nuk flisja mirë gjermanisht, djali ishte 4-vjeçar, më duhet të punoja. Në atë kohë isha me mamin se babit nuk i pëlqente të vinte në Austri, ka ardhur më vonë. Ishte shumë e vështirë”, rrëfeu Eva.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF