KreuCelebrity

Ja kur do ta shohim sërish Kate Middleton në publik!

Ja kur do ta shohim sërish Kate Middleton në publik!

Kate Middleton në fakt ka zbuluar se, sipas traditës, ajo do të presë koncertin e këngëve të Krishtlindjeve; një ngjarje tashmë e fiksuar në kalendarin mbretëror, që do të mbahet në dhjetor në Ëestminster Abbey.

Ky vit do të jetë edicioni i katërt i ngjarjes që kur Kate filloi ta organizonte atë në vitin 2021. Vitin e kaluar, princeshës iu bashkua bashkëshorti i saj, Princi William, dhe tre fëmijët e tyre; George, Charlotte dhe Louis. Ngjarja do të transmetohet në televizion në prag të Krishtlindjeve, duke forcuar statusin e saj si një element i përhershëm në programet e Krishtlindjeve.

Koncerti është edhe një mundësi për të promovuar kauza të rëndësishme sociale. Princesha Kate, në fakt, e ka përdorur gjithmonë këtë ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për çështje të tilla si shëndeti mendor dhe mbështetja për komunitetet në vështirësi.

Ja kur do ta shohim sërish Kate Middleton në publik!

Më tej, sipas burimeve pranë familjes mbretërore, princesha Kate po i kushton vëmendje të veçantë organizimit të eventit, i cili këtë vit paraqet edhe një lloj feste personale, pas rrugëtimit të vështirë shëndetësor që ka kaluar.

Lajmi për rikthimin në jetën publike të Princeshës Kate vjen në një moment të rëndësishëm për të dhe familjen e saj. Në mars, Kate zbuloi në një video-mesazh të shpërndarë në mediat sociale se ajo kishte të bënte me një diagnozë të kancerit, të zbuluar pas një operacioni të planifikuar abdominal në janar.

Në videomesazhin e saj, Princesha Kate tha: “Nëntë muajt e fundit kanë qenë tepër të vështirë për ne si familje. Jeta mund të ndryshojë në një çast dhe ne duhej të gjenim një mënyrë për të lundruar nëpër ujëra të stuhishme dhe rrugë të panjohura."

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF