KreuCelebrity

Olta Gixhari i rikthehet qëndrimit në Big Brother: Nuk më gjykuan, më urryen!

Olta Gixhari i rikthehet qëndrimit në Big Brother: Nuk më

Aktorja Olta Gixhari, nje nga personazhet qe ra me shume ne sy në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, e permendi kete eksperience në ‘podcast’-in “Zë me Mirën”. Aktorja e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por që pas daljes nga ky format edhe i kanë kërkuar falje.

Olta Gixhari i rikthehet qëndrimit në Big Brother: Nuk më

“Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort”, u shpreh ajo.

“Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më kanë urryer, duke më thënë nuk të kemi kuptuar”, tha Olta, teksa shpjegoi se kishte ndjere nevojen të ishte pjesë e një reality shou të tillë pasi bëri një shkëputje nga të gjitha, meqë edhe shkoi për të jetuar në Spanjë. “Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”, deklaroi mes tjerash Gixhari.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF