Lidhja e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashin tashmë mund të themi se është zyrtarizuar. Së fundmi Princ Leka ka organizuar një festë miqësie me homologët e tij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në festën e organizuar në New Jersey, në Carpathia West Princ Leka u shfaq i shoqëruar zyrtarisht nga partnerja e tij, Blerta Celibashi.
-
Ndërron jetë nëna e Marco Mengoni, 60 vjeçe!
23 Shtator, 09:30
Më herët Princ Leka është parë shpesh herë në prani të Blerta Celibashit, duke kaluar momente së bashkë gjatë përditshmërisë por edhe në festa familjare të organizuara nga VIP-at.
Kujtojmë që lidhja e tyre u bë publike mes lajmeve se Princ Leka dhe Elia Zaharia i dhanë fund martesës së tyre pas 7 vitesh. Këta të fundit kanë edhe një vajzë Gerladinën.



















