Aktori i famshem Michael Madsen ka bërë kërkesë për divorc nga DeAnna Madsen pas 28 vitesh martesë. Ylli i “Kill Bill” citoi “mospërputhjen e karaktereve” si arsyen e ndarjes së tyre në dokumentet e gjykatës në Los Angeles të siguruara nga Page Six. Megjithatë, ai tregon se ndarja praktikisht ndodhi fill pasi djali i tyre Hudson vrau veten në janar 2022, gje për të cilën ai fajëson gruan e tij.
Në deklaratë, aktori tha se ai beson se DeAnna ” e shtyu ” djalin e tyre 26-vjeçar të vriste veten “me neglizhencën dhe alkoolizmin e saj. Ai këmbënguli që problemet e tyre shkojnë përtej ” mospërputhje karakteri”, duke pretenduar se gruaja e tij “ka kontribuar ndjeshëm edhe në problemet e tij personale”. Madsen thote se ka qene ” viktimë e një marrëdhënieje abuzive, të varur dhe toksike “, e cila rezultoi në ” arrestimin e tij të padrejtë ” muajin e kaluar.
Aktori u ndalua më 17 gusht për një akuzë për dhunë në familje pasi DeAnna pretendoi se ai e shtyu gjatë një debati. Ai u la ik lire me nje garanci pasurore prej 20,000 dollarësh. Javën në vijim, Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit njoftoi se zyra e tij nuk do të vazhdonte me çështjen për shkak të provave të pamjaftueshme. Përveç divorcit, Madsen tani po kërkon një urdhër ndalimi për akuzat për dhunë në familje kundër DeAnna.



















