KreuCelebrity

"Lërini fëmijët e mi të qetë"; reagon Chiara Ferragni ndaj Fedezit dhe reperit të njohur

"Lërini fëmijët e mi të qetë"; reagon Chiara

Blogerja dhe sipërmarrësja e famshme italiane, Chiara Ferragni, ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat publike të ish-bashkëshortit të saj dhe një reperi të njohur, Tony Effe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ferragni kërkoi që fëmijët e saj të mos përfshihen në diskutimet publike dhe t’u lihet hapësira që ata të rriten të qetë, larg vëmendjes së padëshiruar të medias. “Bëni çfarë të doni, por lërini të gjithë të qetë, mua dhe fëmijët e mi, faleminderit”, ka shkruar ajo.

"Lërini fëmijët e mi të qetë"; reagon Chiara

Kjo nuk është hera e parë që ajo i bën thirrje publikut të respektojë privatësinë e fëmijëve të saj, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së tyre në këtë periudhë të ndjeshme të jetës së tyre.

Ky reagim vjen pasi Fedez e ka përmendur atë në këngën me të cilën sulmoi Tony Effe-n - “Ti i shkrove gruas sime ndërsa më përqafove”.

"Lërini fëmijët e mi të qetë"; reagon Chiara

Ndërsa nga ana tjetër, Tony flet edhe për Ferragni-n dhe fëmijët që ka me Fedez, Leone dhe Vittoria. Ajo ka qëndruar pranë teje gjatë sëmundjes dhe kur ka pasur nevojë ti ke ikur. Ti ke pasur fëmijë vetëm për t’i postuar, kushedi çfarë do të mendojnë kur të rriten”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF