Duket se ish-banorët e Big Brother Vip Kosova2, Iliriana Sadriu dhe Adri Rogaqi, se shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Ishte menaxheri i tyre i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet një ftesë dasme me inicialet I dhe A.
“Kush e gjen se kush martohet me datë 13 tetor?”– shkruan Naser Qeli. Pas kesaj, menjehere nisen thashethemet se mund të jetë ai çifti që do të martohet. Iliriana dhe Adri arritën të shkojnë deri në gjysëmfinale të BBVK si një konkurent i vetëm, fituan zemrat e publikut dhe numërojnë mjaft ndjekës në rrjetet sociale. Ata jane mjaft aktive ne rrjetet sociale e vazhdimisht postojnë foto dhe video krah njëri-tjetrit.



















