KreuCelebrity

Julia Ilirjani rrënqeth më rrëfimin: U diagnostikova me sëmundjen më të keqe!

Julia Ilirjani rrënqeth më rrëfimin: U diagnostikova me

E ftuar në programin “S’e luan Topi” në Top Channel, aktorja Julia Ilirjani rrëfeu për herë të parë në ekran periudhën më të vështirë të jetë së saj. Pesë vite më parë një telefonatë nga Universiteti Spitalor në Neë York e shembi pothuajse gjithë botën e Julias kur mjekët i thanë se fatkeqësisht përgjigja e biopsisë tregonte se ishte prekur nga melanoma e avancuar, një sëmundje e rëndë tumorale dhe se i duhej të futej në mënyrë urgjente në sallën e operacionit.  

“Më është ftohur trupi dhe kam ngrirë kur më morën në telefon nga spitali dhe unë diagnostikohem me sëmundjen më të keqe. Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Takoj mjekun dhe më thotë që duhet të futem me urgjencë në sallë të operacionit. Unë refuzova sepse më parë doja të takoja prindërit. Operacioneve asnjëherë nuk u dihet. Në kokë të vërshojnë shumë gjëra, por unë nuk kisha frikë nga vdekja. E kuptova që nuk ishte frikë, e para për vajzën: Çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë? mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të ikë fëmija para prindit”; tregoi aktorja në rrëfimin e saj të ndjerë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF