Roza Lati, banore në “Big Brother VIP”, ka treguar se ka abortuar foshnjen dhe se pasi ka marrë këtë vendim, pa dëshirën e ish-partnerit, e ka goditur veten me grushta. .
“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as s’e pyeta fare! S’e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, u shpreh Roza Lati. Ndërkohë që zbuloi se mamaja e saj Rita lati e ka marrë vesh më vonë diçka të tillë.
-
Aksident me 8 të vdekur në aksin “Këlcyrë-Përmet”!
2 Prill, 09:37
“Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do të bëja fëmijë do të më kishte zënë derën e klinikës. Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive.
I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes sime dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres, aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu”, tha Roza Lati.