Amos Zaharia ka qenë i ftuar në “Cherry on Top” këtë të premte dhe ka folur për herë të parë për divorcin e motrës së tij, Elia Zaharia nga Princ Leka, dhe situatën e rënduar pas daljes së videos së sherrit mes tyre.
Aktori u shpreh se tani gjërat janë qetësuar, por kur ndodhi situata ishte shumë traumatike.
“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që tashmë divorici mes Elias dhe Princ Lekës është finalizuar dhe rrugët e tyre janë ndarë. Tashmë e vetmja gjë që ata i bashkon është vajza e tyre Geraldina.



















