Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime, veçanërisht lidhur me menaxherin e këngëtares Xhensila Myrtezaj. Pas publikimit të një posteri të një koncerti të planifikuar të Robertit në faqen zyrtare të Xhensilës në Instagram, u ngritën dyshime se dalja e tij nga reality show “Ferma VIP” mund të ishte paraprakisht e koordinuar. I ftuar në emisionin “Studio A”, Roberti ndau disa mendime rreth Xhensila Myrtezajt dhe ndikimit që bashkëshorti i saj, aktori dhe komediani i njohur Bes Kallaku, ka pasur në karrierën e saj muzikore.
“Xhensila ka qenë e re kur është njohur me Besin, famën e ka komplet prej Bes Kallakut”, tha Roberti. Ai shtoi se pavarësisht nga statusi i marrëdhënies së tyre aktualisht, që ka qenë subjekt i thashethemeve për ndarje të mundshme, Xhensila duhet “paradite e pasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një vajzë e re që s’e njihte askush”.
Bes Kallaku ka treguar dikur historinë e njohjes së tyre, duke thënë se Xhensilën e kishte parë për here të parë kur ajo ishte 16 vjeçe dhe pak kohë më pas kishin filluar lidhjen.



















