Cdo sezon sjell tendenca te reja (e te permiresuara) grimi. Por, duket se kryefjalë e këtij sezoni, sa i takon mollëzave do të jetë grimi me hashtagun #sunsetblush që po bëhet viral në rrjetet sociale dhe ka mbi 22.5 milionë postime në TikTok.
Ky grim krijon nje pamje mjaft natyrale e te pekqyer, pasi fale tij, lekura merr shkëlqim me nuancat e portokallisë, roza apo e kuqja e ndezur janë tonet që ju duhen për mollëza më të bukura, që duken gati si të puthura nga dielli. Dhe duket frymëzimi për grimin e duhur këtë vit vjen nga perëndimet tipike verore. Grimierja Clarissa Luna thotë se tendencat këtë vit janë një dalje nga dimri i gjatë, ku nuancat mat dhe të ftohta kanë qenë protagoniste. “Kjo tendencë blush-i shkon drejt ngjyrave të theksuara dhe të ndezura. Pranvera ka ardhur dhe vera është thuajse pas derës", shprehet ajo.
“Duket si një qasje kaq e lezetshme që i bën të gjitha gocat të shkëlqejnë gjatë ditëve, por edhe netëve të gjata të pranverës dhe verës. E veçanta e këtij trendi është që ju mund të personalizoni llojin e skuqjes së mollëzave sipas ngjyrës së lëkurës tuaj,” vijon ekspertja.
Nisur edhe nga emri, skuqja e perëndimi do të thotë një gamë ngjyrash të theksuara që imitojnë një perëndim tipik me nuanca nga portokallia te e kuqja. Grimierja Clarissa Luna thotë se tendencat këtë vit janë një dalje nga dimri i gjatë, ku nuancat mat dhe të ftohta kanë qenë protagoniste. “Kjo tendencë blush-i shkon drejt ngjyrave të theksuara dhe të ndezura. Pranvera ka ardhur dhe vera është thuajse pas derës.”
Skuqja e diellit duket kaq mahnitëse në të gjitha nuancat e lëkurës. “Duket si një qasje kaq e lezetshme që i bën të gjitha gocat të shkëlqejnë gjatë ditëve, por edhe netëve të gjata të pranverës dhe verës. E veçanta e këtij trendi është që ju mund të personalizoni llojin e skuqjes së mollëzave sipas ngjyrës së lëkurës tuaj,” vijon Luna.