KreuCelebrity

Harry dhe Meghan në telashe: shkak fondacioni i tyre i bamirësisë!

Harry dhe Meghan në telashe: shkak fondacioni i tyre i

Harry dhe Meghan nuk mund të mbledhin më fonde me Archewell sepse ajo konsiderohet e paligjshme nga Departamenti i Drejtësisë së Kalifornisë. Lajmin e raportoi e para revista “PageSix” e New York-ut, e cila mori në dorë letrën me të cilën prokurori urdhëroi pezullimin e të gjitha mbledhjeve të parave. Letra pretendon se Archewell nuk është në gjendje të paraqesë raportin e kërkuar vjetor për bamirësi dhe nuk ka paguar tarifën e regjistrimit brenda afateve të përcaktuara.

"Një organizatë e listuar si jo në përputhje nuk është në gjendje të mirë dhe nuk mund të përfshihet në sjellje për të cilat kërkohet regjistrimi, duke përfshirë kërkesën ose disbursimin e fondeve bamirëse", thuhet në letër.

Harry dhe Meghan në telashe: shkak fondacioni i tyre i

Sipas informacionit të mbledhur nga PageSix, fondacioni i Harry dhe Meghan paraqiti një aplikim për një zgjatje të hënën e kaluar. Një situatë e cila, nëse nuk zgjidhet në një afat të shkurtër, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në ekonominë e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Grupi që përfshin fondacionin, në fakt, është i njëjti në të cilin ndodhen divizionet Archeëell Audio dhe Archwell Production, pra kompanitë fitimprurëse me të cilat Dukat e Sussex financojnë prodhimet e tyre podcast dhe televizive.

Çifti e hapën kompaninë, përfshirë edhe fondacionin, pasi u transferuan në Shtetet e Bashkuara në mars 2020. Një mënyrë për të siguruar të ardhmen e tyre edhe pasi të largohen nga rolet e tyre të spikatura në Familjen Mbretërore.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF