Producenti Eduart Deda ka realizuar një sfilatë në Romë me veshjet tradicionale shqiptare. Falë kësaj sfilate, në gjigandin mediatik Rai Uno u fol për xhubletën e cila është pasuri e trashëgimisë jo materiale të mbrojtur nga UNESCO.
Eduart Deda bashkë me Cindy Marinën dhe Marsela Çibukajn kanë qenë të ftuar në emisionin “Uno Mattina” në Rai Uno dhe kanë folur rreth kësaj sfilate.

-
Iva Mera: Pse e lashë ekranin për të jetuar në fshat!
15 Maj, 11:21
I pyetur nga gazetari Massimiliano Ossini, Eduart Deda është shprehur se frymëzimi për sfilatën e ka marrë nga “Miss Universe”, ku çdo vit përfaqësueset e vendit tonë vishen me kostume tradicionale.
Në sfilatën, e cila i dedikohej etnografisë, kostumografisë shqiptare dhe Miss Universe Albania në Romë, ishin pjesë emra të njohur të modelingut, si Adrola Dushi, Lindita Idrizi, Deda Kokomani, Endi Demnedri, Adela Cami, Anxhela Tanuzi, Paula Mehmetukaj.