KreuCelebrity

Julia Ilirjani zbulon arsyen se përse nuk u martua më pas divorcit!

Julia Ilirjani zbulon arsyen se përse nuk u martua më pas divorcit!

Julia Ilirjani ka bere se fundi disa rrefime më shumë rreth jetës së saj personale. Gjatë një interviste për emisionin ‘Natën e Aulonën’, ku u pyet se perse nuk u martua më pas divorcit me bashkëshortin, aktorja tregoi se ne fakt, nuk arriti te gjeje personin e duhur për të krijuar famije.

“Nuk ka qenë një vendim që unë s’kam dashur të krijoj një familje, por ndoshta s’kam gjetur një njeri që të më dukej i duhuri për të krijuar një familje që ishte familje se unë dhe ime bijë jemi një familje. Për të futur një të tretë në familjen tonë, nuk më është dukur askush i përshtatshëm”, tha ajo.

“Shumë rëndë. Do filloj të fantazoj ose krijoj në kokën time. Unë tani jam në një moment që dua të kuptoj pak veten time, të shikoj ku jam, çfarë dua të bëj sepse është ndryshim i madh, lë prapë një jetë atje dhe vjen me një jetë tjetër që vërtet ke një bagazh dhe unë këtu nuk filloj nga zero sepse unë këtu kam bërë një investim timin, flas nga ana profesionale, por edhe nga ana njerëzore, nga ana shoqërore. Nuk filloj nga zero, por patjetër që po nuk u rehatova, si të thuash që të përpiqem të zë pozicionin mirë, nuk mund të mendosh që të dashurosh apo të krijosh gjëra të bukura sepse ajo të vjen ty nga shpirti dhe në këtë moment mendimet e mia dhe shpirti im janë të fokusuara në një gjë tjetër.”, pohoi me tej aktorja qe ka një vajzë nga martesa me ish-partnerin, Reene.

Julia Ilirjani zbulon arsyen se përse nuk u martua më pas divorcit!

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF