Moderatorja e njohur Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë dy javë më parë dhe mami Kiara dhe babai Luizi nuk kanë nguruar ta ndajnë lumturinë e tyre edhe në mediat sociale.
Së fundmi Kiara ka ndarë një foto shumë të bukur të vajzës Lunës, e cila duhet thënë se na i zbukuroi të gjithëve Instagramin.
“Mendova një dëshirë dhe ajo u realizua????Përshëndetje nga Luna????”, ka shkruar ajo krah fotos, teksa të menjëhershme kanë qenë komentet nga ndjekësit.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” Albania dhe prej më shumë se një viti po shijojnë historinë e tyre të dashurisë, e cila sot është më e fortë se kurrë, pasi ata tashmë ata janë një familje prej 3 anëtarësh.