Isli Islami ishte i ftuar në “Big Brother Radio” , ku bëri një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ai tregoi edhe se kush do shkojë në finale, gjithmone sipas tij.
“Unë mendoj që publiku ka të preferuarit e tyre. por për t’i grumbulluar e për të fituar njëri, është ende herët. Heidi ka mbështetje, ka një lloj ëmbëlsie edhe në debate. Romeo ka fansat e tij. Egla është virale në TikTok. Unë mendoj që finalja do të ndahet mes Eglës, Julit, Romeo, Heidit, Meritonit. Unë mendoj këta të pestë. Për mua Meritoni del o i pari o i dytë dhe Heidi po ashtu. Pra do luhet mes atyre të dyve. Mendoj që Meritoni ka goxha fansa. Ka luajtur aty thuajse 100%“, tha Isli.