Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Shkëlqim Bega tregoi se ka kaluar një fëmijëri me trauma pasi nëna e tij ndërroi jetë kur ai ishte në një moshë të vogël. Boksieri tha se i ati nuk u martua më, duke ua kushtuar jetën fëmijëve të tyre, të cilët tashmë i ka si shokë. “Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurtë” – iu drejtua balerini duke e ngushëlluar Çimin për humbjen e nënës së tij.
Shkëlqimi: Fëmijëria jote ka qenë bardh e zi, por e imja ka qenë me trauma. Janë shumë gjëra që s’ke pasur femijëri
Graciano: Besoj që motrat të kanë ndihmuar shumë
Shkëlqimi: Po, por edhe ato e kanë përjetuar
Graciano: Po babai jot a krijoj ndonjë marrëdhënie tjetër apo jo.
Shkëlqimi: Jo
Graciano: Ua dedikoj jetën vetëm ju
Shkëlqimi: E kam si shok. Janë gjëra që nuk jam as i pari dhe as i fundit që i ndodhin, por janë të forta
Graciano: Ti ke një edukatë të jashtëzakonshme edhe ajo do të ishte krenare për ty, jam i sigurtë. Sa mir se e ke gjetur veten që punon
Shkëlqimi: Më pëlqen më shumë puna në lëvizje.



















