KreuCelebrity

Ekskluzive/ Maya i thotë të gjitha: karriera , shtëpia, djali, ritualet femërore!

 Ekskluzive/ Maya i thotë të gjitha: karriera , shtëpia, djali,

Këngëtarja e njohur Maya Aliçka ka dhënë një intervistë ekskluzive për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”, ku ka folur për jetën profesionale, por edhe për atë personale.

Maya ka hapur dyert e shtëpisë për “Bordo” dhe ka folur për herë të parë për jetën e saj private, ku ndalet edhe te dhurata që i erdhi në jetë pak vite më parë, djali i saj, i cili tashmë është kthyer në një motiv të rëndësishëm të jetës së saj.

 “Me të vërtetë biri im tani më jep tjetër motiv. Ndonëse një nga motivet më të mëdha ngelet publiku, sepse është një punë ku jepet shpirti, djali im është një motiv shumë i fortë. Kohët e fundit ka kaluar një periudhë relativisht e gjatë, që nuk kam qenë në tregun e muzikës, por e ndiej ngrohtësinë e publikut gjithmonë. Kjo më bën të ndjehem krenare, e përgjegjshme dhe e detyruar moralisht që duhet të sjell projekte të mira muzikore. Kemi pak probleme me tregun muzikor, sepse është çoroditur mendoj për shkak të rrjeteve sociale dhe kjo më shumë, është një çoroditje shpirtërore...”, shprehet Maya për “Bordo”.

Ekskluzive/ Maya i thotë të gjitha: karriera , shtëpia, djali,

Këtë intervistë, për mos t’u humbur duhet thënë, e gjeni në linkun më poshtë të kanalit të YouTube të revistës “Bordo”, të cilin ju ftojmë ta bëni subscribe për mos të humbur super intervistat me personazhet më in të momentit...

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF