KreuCelebrity

Do të shoqërojë Harry-n në Nigeri, pseudonimi që i kanë vendosur Meghan-it!

Do të shoqërojë Harry-n në Nigeri, pseudonimi që i

Meghan Markle dhe Princi Harry pritet të vizitojnë Nigerinë së shpejti. Sipas revistës People, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë marrë një ftesë për të vizituar vendin afrikan në maj nga shefi i Shtabit të Mbrojtjes. Harry, do të udhëtojë në Britani javën e ardhshme për të marrë pjesë në disa ngjarje të lidhura me Fondacionin e Lojërave Invictus për të shënuar 10 vjetorin e lojërave, e paskësaj, i shoqëruar nga gruaja e tij, ai do të vizitojë Nigerinë.

Do të shoqërojë Harry-n në Nigeri, pseudonimi që i

Gjatë vizitës, dyshja do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh kulturore. Vizita do të nxjerrë në pah përpjekjet e Princit Harry për Lojërat Invictus, që mblodhën  500 atletë në ngjarjen e vitit të kaluar në Gjermani, me 21 vende mes tyre, përfshirë Nigerinë. Në kohën e mbajtjes së lojrave vitin e kaluar në Dusseldorf, Gjermani, Meghan dhe Harry kaluan kohë me Ekipin e Nigerisë, të cilin Meghan re ka pohuar se e mbështet. “Që kur gruaja ime zbuloi se ajo është me origjinë nigeriane, ka të ngjarë të jetë pak më konkurruese këtë vit,” tha ai me shaka.

Do të shoqërojë Harry-n në Nigeri, pseudonimi që i

Në vitin 2022, Dukesha e Sussex-it zbuloi në podkastin e Archetypes se ajo kishte mësuar se ishte 43% nigeriane pasi Harry dhe Meghan pozuan për një foto me ekipin nigerian dhe flamurin kombëtar, dhe ekipi i tyre i vuri një pseudonim të ri Meganit. Dukeshës së Sussex-it iu dha emri ‘Amira Ngozi Lolo’, që ka një kuptim mbretëror. Amira është emri i një princeshe luftëtare nga një legjendë, ndërsa Ngozi do të thotë “e bekuar” dhe Lolo do të thotë “gruaja mbretërore”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF