KreuCelebrity

Johnny Depp në lidhje me një modele ruse, (33 vjet më të re)! Kush është Yulia Vlasova?

Johnny Depp në lidhje me një modele ruse, (33 vjet më të

Johnny Depp duket se është në një lidhje “casual” me estetisten dhe modelen ruse Yulia Vlasova.

Daily Mail raportoi se burime të afërta me Depp i thanë medias se çifti jeton mes dy vendeve përgjatë dy viteve të fundit. Sipas raportimeve, ylli i “Pirates of the Caribbean” dhe bukuroshja bionde u takuan në Pragë, ku ajo banon, në gusht të vitit 2021 gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.

Johnny Depp në lidhje me një modele ruse, (33 vjet më të

Vlasova zotëron një studio kozmetike dhe bukurie atje, por duket se kalon shumë nga koha e saj në MB, ku aktualisht jeton Depp. Të enjten e kaluar, çifti i mundshëm u panë shumë pranë njëri-tjetrit teksa udhëtonin jashtë Londrës. Të dy ishin të veshur thjesht, teksa u panë duke ecur së bashku.

Johnny Depp në lidhje me një modele ruse, (33 vjet më të

Vlasova dhe Depp u panë së bashku edhe në koncertin e mikut të tij të ndjerë Jeff Beck në Pragë në korrik 2022. 

Pasi u publikua lajmi për lidhjen e tyre të supozuar, Vlasova bëri një postim në Instagram, "Miq, ju kërkoj të përmbaheni nga dhënia e intervistave për gazetarët për mua dhe jetën time personale. Do të vlerësonim mirëkuptimin dhe respektin tuaj për të ruajtur privatësi".

Johnny Depp në lidhje me një modele ruse, (33 vjet më të

Depp ka shijuar një "jetë të qetë" në Evropë që kur doli fitimtar në qershor 2022 në rastin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Aktorja 38-vjeçare është zhvendosur që atëherë në Madrid, ku jeton me vajzën e saj 3-vjeçare, Oonagh.

Johnny Depp në lidhje me një modele ruse, (33 vjet më të

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF