Prej ditësh familja Luizi, Kiara dhe Luna, janë duke shijuar pushimet në Turqi, e atyre i eshte bashkuar edhe nëna e kengetarit. Çifti ka ndarë nëpër rrjete sociale për çdo ditë pamje nga vendi ku ata po qëndrojnë.
Dy ditë më parë Luizi kishte 39-vjetorin e lindjes dhe momentet e bukura që ata kanë kaluar i kanë ndarë me ndjekësit e tyre. Sakaq, ne nje postim te bere se fundi nga Kiara, kjo e fundit shfaqet me nënën e Luit dhe vajzen në karrocë. Por vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i Luizit i cili shkruan: “Të të dojë nusja nënën dhe nëna nusen është bekim. Zemrat e mia ju!”