KreuCelebrity

Me anë të albumit të ri; Eminem sulmon Diddy mbi akuzat për sulm seksual!

Me anë të albumit të ri; Eminem sulmon Diddy mbi akuzat për

Rikthimi i fundit i Eminem në skenën muzikore ka qenë jashtëzakonisht i shumëpritur, ndaj ai ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar Diddy me publikimin e tij të fundit.

Eminem nuk përmbahet në albumin e tij të ri, "Death of Slim Shady" duke sulmuar Diddy dhe çështjet aq shumë të diskutuara për të, duke përfshirë akuzat për sulme seksuale.

Në albumin e tij të 12-të, të publikuar të premten, Eminem i shtyn kufijtë me këngën "Antichrist", ku me tallje e portretizon veten si një horr.

Me anë të albumit të ri; Eminem sulmon Diddy mbi akuzat për

"Por kush tjetër është aq i pamëshirshëm, në të vërtetë i mprehtë dhe i turpshëm, i shëmtuar, i kobshëm dhe tinëzar sa unë... apo pështyn si i keq? Idioti i radhës më pyet se po i bëhet gomari më keq se Diddy", thuhet në këngë.

Kënga përfshin akuza të mëtejshme për përfshirjen e Diddy në vrasjen e Tupac Shakur në 1996.

Albumi i fundit i Eminem ngjall polemika me këto akuza të guximshme, duke bërë bujë në botën e muzikës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF