KreuCelebrity

Kate Middleton, e shkatërruar pas një sherri me William: Arsyeja e orëve të tëra diskutimesh të nxehta!

Kate Middleton, e shkatërruar pas një sherri me William: Arsyeja e

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, thuhet të jetë shumë e trishtuar pas një mosmarrëveshjeje të ashpër me Princin William. Sherri mes të dyve duket ka nisur për shkak të fëmijëve. Tema kryesore e diskutimit mes të dyve ka qenë Princi George. Të dy thuhet se kanë pikëpamje të ndryshme për dërgimin e tij në Eton College, e njëjta shkollë prestigjioze që ndoqën William dhe vëllai i tij Princi Harry, raporton Mirror. William, 41 vjeç dhe vëllai i tij Harry, 39 vjeç, u arsimuan të dy në Kolegjin Eton, një hap i rëndësishëm ky larg traditës së mëparshme të familjes mbretërore për të ndjekur Gordonstoun në Skoci. Edhe pse William dëshiron që George të ndjekë të njëjtën rrugë kur të rritet, Kate Middleton nuk do të ishte dakord me këtë zgjedhje.

Por përse Kate Middleton është kundër?

Një burim i afërt me familjen mbretërore ka zbuluar se Princesha e Uellsit ka dyshime për këtë lëvizje. Rezervat e saj vijnë nga përvoja negative që ka pasur në të kaluarën. Ajo duket ka përjetuar “episode bullizmi në shkollën e saj të parë me konvikt" dhe nuk mund të durojë mendimin që George të kalojë nëpër një përvojë të ngjashme. Kate filloi shkollimin e saj në Downe House, një shkollë me konvikt për vajza në Berkshire, të cilën e urrente aq shumë sa e la në mes të vitit.  Prindërit e saj më pas e transferuan atë në Kolegjin Marlborough, një shkollë me konvikt në Ëiltshire, ku ajo përfundoi studimet e saj. Këto kujtime të pakëndshme e bëjnë Kate të dëshirojë të mbrojë djalin e saj nga vuajtjet e mundshme. Por për këtë, Kate dhe William kanë mendime të ndryshme: Kate preferon që George të shkojë në Kolegjin Marlborough, ku edhe ajo studioi dhe kishte një përvojë shumë më pozitive. "Kate beson se dërgimi i Xhorxhit në një institucion kaq ekskluziv dhe tradicionalist bie ndesh me përpjekjet e tyre për të modernizuar monarkinë," shpjegoi burimi.
Mosmarrëveshja për shkollimin e Xhorxhit duket se ka zgjatur për orë të tëra, me debate te ndezura mes tyre. Kate thuhet se ka qenë vazhdimisht në mosmarrëveshje me William, edhe pse Eton është një traditë në familjen mbretërore. Por në fund, mendohet ser princesha mund t'i jetë dorëzuar dëshirave të bashkëshortit, duke lejuar që George të dërgohet në Kolegjin Eton, e duke vazhduar kështu traditën familjare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF