KreuCelebrity

“The Devil Wears Prada” do të rikthehet sërish pas 18 vitesh me kastin origjinal!

“The Devil Wears Prada” do të rikthehet sërish pas 18

Filmi ikonik “The Devil Wears Prada” është duke u punuar në Disney pothuajse 18 vjet nga filmi i parë. Vazhdimi i filmit do të realizohet me kastin ikonik dhe do të punohet nga skenaristja e njëjtë, Aline Brosh McKenna, sipas DailyMail.

Ndonëse kasti origjinal i aktorëve ende nuk është konfirmuar, ka zëra se do të rikthehen në rolet e tyre Meryl Streep dhe Emily Blunt. 

“The Devil Wears Prada” do të rikthehet sërish pas 18

Historia e vazhdimit të filmit do të pasqyrojë kryeredaktoren Miranda Priestlyn (Meryl Streep) dhe karrierën e saj në ditët e sotme duke qenë se botimi tradicional i revistave është në rënie.

“The Devil Wears Prada” do të rikthehet sërish pas 18


Ende nuk dihet nëse Anne Hathaway do të rikthehet në rolin e Andreas dhe nëse gjithashtu do të rikthehen aktorët e tjerë të roleve dytësore në filmin e parë. Filmi i drejtuar nga David Frankel, ka gjeneruar 124.7 milionë dollarë në vend dhe 326.7 milionë dollarë në mbarë botën. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF