KreuCelebrity

FOTO/ Thumboi Besin, por Xhensila feston me nënën e tij ditëlindjen e Ajkës!

FOTO/ Thumboi Besin, por Xhensila feston me nënën e tij


Ajka feston 6-vjetorin e lindjes dhe Besi dhe Xhensila bën urime për të në rrjetet sociale. Përkrah disa fotove shumë të bukura me Ajkën, Xhensila ndër të tjera shkroi se bëj gjithçka për ty por jo me fjalë por me vepra. 

FOTO/ Thumboi Besin, por Xhensila feston me nënën e tij


Kjo gjë u komentua në media si një kunj për Besin, i cili zgjodhi të bëjë një dedikim të gjatë për Ajkën. 

Pas kësaj në festën e organizuar Xhensila zgjodhi që mes fotove të publikojë një foto të Ajkës me mamin e Besit, duke konfuzuar fansat dhe duke lënë të kuptohet që mban ende marrëdhënie të mirë me të pavarësisht ndarjes nga Besi. 

FOTO/ Thumboi Besin, por Xhensila feston me nënën e tij

“Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetëm për ty…????????”, ka shkruar Xhensila në urimin e saj. Ndërkohë Besi shkroi, “Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre.


Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij.

FOTO/ Thumboi Besin, por Xhensila feston me nënën e tij


Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem. Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF