KreuCelebrity

Justin Timberlake intervistë të sinqertë me Oprah, në mes dramës me Britney Spears!

Justin Timberlake intervistë të sinqertë me Oprah, në mes

Mes tensioneve me ish-të dashurën Britney Spears dhe pasojave nga komentet e tij të fundit në koncert, Justin Timberlake thuhet se po mendon një intervistë me Oprah Winfrey.

Një burim zbuloi se Timberlake, 43 vjeç, është i pakënaqur me situatën aktuale dhe fillimisht kishte shpresuar se muzika e tij e re do të ndikonte pozitivisht. Megjithatë, pasi u përball me reagime të kundërta gjatë një koncerti, ai po shqyrton një bisedë më gjithëpërfshirëse.

Justin Timberlake intervistë të sinqertë me Oprah, në mes

Gjatë një koncerti "One Night Only" në Irving Plaza në qytetin e Nju Jorkut në ditëlindjen e tij të 43-të, Timberlake u shpreh, "Do të doja të përfitoja nga ky rast për t'i kërkuar falje absolutisht askujt".

E gjithë kjo ishte, me sa duket, në përgjigje të një faljeje që Britney kishte postuar në rrjetet e saj sociale pas publikimit të kujtimeve të saj "The Woman in Me", ku ajo detajoi romancën e tyre.

Justin Timberlake intervistë të sinqertë me Oprah, në mes

Ideja e një interviste me Oprah Winfrey ishte diskutuar muaj më parë dhe tani mesa duket është gati për t'u realizuar. Përfaqësuesi i Timberlake nuk ka komentuar në lidhje me këto aludime në media.


Kjo situatë mes tyre u krijua, pasi Spears zbuloi në kujtimet e saj se ajo iu nënshtrua një aborti dy dekada më parë, sepse Timberlake nuk e mbështeti shtatzëninë. Gruaja e Timberlake, Jessica Biel, është mbështetëse e tij. Çifti, i martuar që nga viti 2012, ka dy djem.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF