KreuCelebrity

Kate Middleton mund të thyejë traditën shekullore për hir të Princit George!

Kate Middleton mund të thyejë traditën shekullore për hir

Kate Middleton mund të jetë gati të marrë një vendim që do ta bëjë Princin George trashëgimtarin e parë mashkull që thyen një traditë shumë të veçantë mbretërore. Kohët e fundit, Middleton thuhet se ka hedhur një vështrim në dy shkolla ditore të Londrës Veriore, me spekulime se ku do të shkollohet 11-vjeçari George sapo të largohet nga Lambrook.

Ai aktualisht është në Lambrook me dy vëllezërit e motrat e tij, Charlotte dhe Louis. Shumë raporte të mëparshme kanë sugjeruar që William dhe Kate duan që fëmijët e tyre të vazhdojnë të shkollohen në të njëjtën shkollë, me Kolegjin Marlborough që duket si destinacioni më i mundshëm.

Nëse kjo ndodh, do të jetë hera e parë që një trashëgimtar mashkull arsimohet në një shkollë bashkë-arsimore. Middleton kaloi një pjesë të dhjetorit duke parë shkollat ​​për George, duke vizituar Shkollën e Kolegjit Universitar (UCS) në Hampstead dhe Highgate School, ndërsa e dyta ishte e mbyllur për ditën për një 'vizitor special VIP'.

Kate Middleton mund të thyejë traditën shekullore për hir

Sipas burimeve, trajtimi i kancerit që mori Middleton mund të ketë bërë që prioritetet e familjeve të ndryshojnë disi. "Me vitin që ka pasur Catherine, ajo mund të ketë menduar me vete se dëshiron ta ketw pranw George dhe tw kujdeset vetw pwr tw çdo natw". Kishte qenë zakon që fëmijët mbretërorë të ndiqnin Gordonstoun në Skoci, një shkollë me konvikt kryesor dhe një nga shkollat ​​më të larta të pavarura në Mbretërinë e Bashkuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF