Moderatorja e njohur Kiara Tito zbulon për “Goca & Gra” shtëpinë e saj të re.
Gjatë prezantimit të shtëpisë, Kiara shprehet se në shtëpinë e saj janë vendosur kamera sigurie.
“Kemi vendosur kamera sigurie. Bëj shaka. Në fakt plani ishte që kur të zhvendoseshim këtu, në rast se gjyshet nuk do kishin mundësi për t’u kujdesur për bebushen, do merrnim një dado, por falë Zotit e kemi rregulluar dhe kamerat e sigurise do të hiqen shumë shpejt.”
Më tej moderatorja rrëfeu se çfarë ka mësuar nga të qenit nënë. “Pritja e Lunës më ka mësuar që të mësoj te vetja një forcë të brendshme që nuk e dija që e kisha. Pas lindjes ka qenë e vështirë, e gjeja veten duke qarë nga gjërat më banale. Por falë familjarëve e kalova.”



















