Të famshmit na kanë mësuar me dieta dhe trajtime befasuese dhe ekstravagante që thyejnë rutinat e zakonshme. Kim Kardashian ka shkuar një hap më tej duke shpjeguar në puntatën e fundit të “The Kardashians” zbulimin e saj të fundit kozmetik: spermën e salmonit.
Biznesmenia e përdor këtë produkt për efektin e tij kundër plakjes dhe tha se ishte shumë e kënaqur me rezultatin. Trajtimi i spermës së salmonit kushton rreth 500 dollarë, siç ka shpjeguar Kim Kardashian dhe aplikimi i tij bëhet përmes injeksioneve në fytyrë.
“Kam injektuar spermën e salmonit”, u shpreh ajo gjatë reality show-t. Rinovimi i fytyrës është një nga prioritetet e influencueses, e cila ka treguar se i kushton rëndësi të veçantë kujdesit për fizikun e saj dhe ka gjetur një trajtim të ri për rutinën e fytyrës.
Sado befasues të duket ky aplikim kozmetik, ka studime që demonstrojnë efikasitetin e spermës së salmonit. Siç është publikuar në revistën Allure, sperma e salmonit përmban polinukleotide, një element kyç për prodhimin e kolagjenit dhe për lehtësimin e rigjenerimit të indeve. Kjo përfundimisht bën që lëkura të duket më e mirë dhe më e re.
Aplikimi i saj kozmetik nuk njihet për momentin nga FDA (U.S. Food and Drug Administration), por është një teknikë e përhapur në Korenë e Jugut. Në fakt, aktorja Jennifer Aniston rrëfeu në një intervistë me Wall Street Journal në gusht 2023 se përdor produkte të bëra nga sperma e salmonit si pjesë e rutinës së saj të fytyrës.
Studimet e publikuara, megjithatë, theksojnë se në rastin e produkteve kozmetike, rezultatet ndryshojnë nga personi në person.
Kujtojmë që trajtimi me spermën e salmonit nuk është risi për Shqipërinë. Klinikat “Clinique Cinq” dhe CliniqueCinq.md janë të parat që e kanë sjellë këtë shërbim në Tiranë, duke na treguar edhe një herë që janë një hap para.
Për të gjithë ata që nuk e dinë Clinique Cinq dhe CliniqueCinq.md ndodhen te Kompleksi Delijorgji.