KreuCelebrity

Kledi Kadiu flet për gjendjen e të birit: Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës!

Kledi Kadiu flet për gjendjen e të birit: Duhet një person

Kledi Kadiu ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën italiane Diva e Donna, ku ka folur ndër të tjera ka folur familjen dhe fëmijët e tij. 

Ai është baba i Leas, 8 vjeçe, për të cilën tha, “Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion asaj”. 

Kledi Kadiu flet për gjendjen e të birit: Duhet një person


Ndërkohë për Gabrielin tha se vuan nga një çrregullim i rëndë. “Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti. Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese: ‘Ushtrimet Cuevas Medek’. 

Pas vetëm dy seancash, Gabrieli, kur i kërkohet, tashmë është në gjendje ta mbajë kokën drejt. Por terapia duhet të bëhet shumë herët. Ka familje që fshehin fëmijët e tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF