Pas ndarjes së bujshme të Xhenetës dhe Gjestit pas eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, situata mes tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, duke përfshirë edhe emra të tjerë të njohur të publikut.
Së fundmi, në qendër të diskutimeve është përmendur edhe modelja Loredana, pas një deklarate që Xheneta dha në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”.
Ajo ka treguar se është kontaktuar nga Loredana, e cila i ka bërë të ditur se Gjesti i ka shkruar mesazhe dhe ka tentuar të afrohet me të. Sipas Xhenetës, Loredana e ka siguruar se nuk do të kishte asnjë qëllim apo hap të mëtejshëm ndaj tij, duke e konsideruar çështjen të mbyllur dhe pa keqkuptime.
Megjithatë, Xheneta shprehet se nuk është e bindur nga kjo situatë, duke theksuar se disa detaje që kanë dalë në rrjet e bëjnë të dyshojë. Ajo përmend faktin se Loredana dhe Gjesti janë parë në vende të ngjashme dhe kanë postuar foto nga ambiente që ngjajnë me njëra-tjetrën, gjë që sipas saj nuk mund të jetë thjesht rastësi.
“Show-Bizz është pjesa më e keqe në jetën tonë, sepse përballesh me njerëz që ti i bën mirë dhe ta kthen keq. Unë jam me mendimin se ku ka zë, nuk është pa gjë. Përderisa kanë dalë screenshot-et që Loredana dhe Gjesti kanë qenë në të njëjtin vend, ndryshe nga ç’ka thënë Loredana.
Shoqet e saj e kanë publikuar në të njëjtën ditë, jo të nesërmen si Loredana. Unë mendoj se ka diçka, por ia lë në ndërgjegjen e të dyve. Unë e kam mbyllur raportin me Gjestin dhe ta marrë kush të dojë. Ia lë në ndërgjegjen e atyre.
Një person me të cilin unë haj bukë dhe kaloj kohë, nuk prek tek ish-partnerët. Loredana më ka marrë telefon dhe më ka sqaruar se ka bërë biseda me Gjestin dhe ai e ka ngacmuar. Kjo më tha se nuk do ta bënte asnjëherë, por kjo rastësia me foto dhe vilat e njëjta nuk më duket aq e rastësishme.
Loredana më ka telefonuar, por kam zgjedhur të mos i përgjigjem. Me Gjestin nuk kam folur, nuk kam folur me asnjërin prej tyre”,
Ka gjëra që nuk më duken të rastësishme. Kur dikush që e njeh dhe e konsideron mik përfshihet në situata të tilla, normal që lindin dyshime,” është shprehur Xheneta.
Kjo situatë ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut mbi raportet mes Gjestit dhe Loredanës, ndërsa palët e përfshira ende nuk kanë dhënë një sqarim të drejtpërdrejtë publik.
