Shakira i bëri kokat të ktheheshin në Met Gala 2024. Artistja u ngjit e shoqëruar nga shkallët e famshme të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork, por jo nga Lucien Laviscount, i dashuri i ri i supozuar i saj. Po atëherë, kush ishte burri që u shfaq në krah të këngëtares në këtë event?
Shakira bëri bujë me veshjen e saj në Met Gala 2024. Në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork, artistja shkëlqeu dhe të gjitha kamerat ishin drejtuar drejt saj. Diva 47-vjeçare bëri debutimin e saj në këtë event me një fustan me prerje të theksuara që nxirrte në pah trupin e saj të skalitur. Detajet e trenit dhe bustit të fustanit të firmës Carolina Herrera i dhanë veshjes një atmosferë elegance. Detaji që u ra të gjithëve në sy megjithatë ishte mashkulli krah saj në një kohë kur artistja përflitet për një lidhje me Lucien Laviscount, 31 vjeç. Por duket se në Met Gala ka preferuar të shkonte e shoqëruar nga Wes Gordon.
Sipas okmagazine.ro, njeriu misterioz është drejtori kreativ i shtëpisë së modës Carolina Herrera.