28-vjeçarja dhe e vetmja kameramane femer e “Top Channel” , Neli Lleshi, u përplas teksa kthehej për në shtëpi nga Jurgen Çela, i cili ngiste mjetin e tij në gjendje të dehur kundravajtje në rrugën e Durrësit. Pasi e përplasi vajzen me fuoristraden e tij, ku po udhëtonin disa të rinj, Çela është larguar nga vendngjarja duke e lënë Nelin me demtime te medha ne trup.
Ngjarja ka ndodhur përpara 5 ditësh, e ndërsa në një intervistë që e ëma e Nelit ka zhvilluar pas kësaj ngjarjeje, pohoi se asnjë nga familjarët e të riut nuk ka shkuar për t’u interesuar për gjendjen e Nelit. Nga goditja e fortë, 28-vjeçarja ka pësuar thyerje të brinjës së legenit, femurit dhe shembje të brendshme. Teksa u mbajt me qetësues për disa kohë, ajo u nis për në Greqi për mjekim më të specializuar. Familjarët kanë treguar se Neli ka thyer edhe gjurin dhe dyshimet e mjekëve janë se ajo mund të ketë thyer edhe kockat e kraharorit. Për të vijuar me operacionet me anestezi, mjekët i kanë hequr morfinën për pak kohë pasi gjaku i saj duhet pastruar, e kjo i shton dhimbjet.
Një “GoFound” është hapur për Nelin, e deri tani nga 700 dhurues janë mbledhur 25.507$ prej shumës totale 70.000$ të cilat nevojiten për ndërhyrjet për të shpëtuar jetën e Nelit.
https://www.gofundme.com/f/help-neli-recover-emergency-surgery-fund