Fituesja e Miss USA 2023 Noelia Voigt njoftoi të hënën se kishte marrë vendimin për të hequr dorë nga titulli, duke u shprehur se vuan nga shëndeti mendor.
Voigt e bëri njoftimin në një postim në Instagram.
“Në jetë, e vlerësoj fuqimisht rëndësinë e marrjes së vendimeve që na bëjnë të ndihemi më mirë me veten. Si individë, ne rritemi duke përjetuar gjëra të ndryshme në jetë që na bëjnë të mësojmë më shumë rreth vetes. Udhëtimi im si Miss USA ka qenë jashtëzakonisht domethënës. Mjerisht, kam marrë vendimin shumë të vështirë për të dhënë dorëheqjen nga titulli i Miss USA 2023.
Jam mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e fansave. Sa herë që dikush më pyeste se cila ishte pjesa ime e preferuar e të qenit Miss USA, gjithmonë do të ndaja me ta se sa shumë më pëlqente të punoja me Smile Train, duke qenë një avokate e zjarrtë për anti-bullizmin, ndërgjegjësimin dhe parandalimin e dhunës”, shkroi ajo.



















