KreuCelebrity

Babai pinte kafe: Tragjedia në Shkodër, gjendet në lumin Buna trupi i vajzës tjetër: Asnjë gjurmë ende nga nëna dhe djali!

Babai pinte kafe: Tragjedia në Shkodër, gjendet në lumin Buna

Ne lumin Buna është gjetur trupi i një tjetër fëmije të familjes Arrazi, pas ngjarjes së rëndë të ndur ditën e djeshme ku nëna së bashku me 3 fëmijët e saj eshte vetëvrarë. Vajza 9-vjeçare u gjend dje nga një peshkatar dhe kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e trupit të nënës dhe djalit, pasi trupi i gjetur se fundi u tha se i përket vajzës tjetër.  

Dyshimet tona po konfirmohen, se sa është gjendur edhe trupi i një nga fëmijëve të tjerë natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë dyshohet se trupi i fëmijës tjetër dhe i nënës është në këtë zonë, policia Renea Forcat e sigurisë edhe peshkatarët po punojnë non stop për të gjetur nënën dhe fëmijë tjetër, kjo është një ngjarje e rëndë, fjalët nuk i lidhim dot, por dua që nga ky moment i vështirë t’u bëj një thirrje grave dhe vajzave në këtë vend që ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona në këtë shoqëri”, tha ministri Taulant Balla.

Policia e Shkodrës ka arrestuar Ergys Arrazin si shkaktar të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij. Por 31-vjeçari nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, ai është parë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke qëndruar nën shoqërinë e miqve në lokal, i pa shqetësuar. Jashtë kamerave, miqtë e tij, deklarojnë se ai nuk ka shfaqur asnjë lloj shqetësimi, madje është dukur krejtësisht i qetë. I ndaluari i ka qëndruar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin. Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë se nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim. Nderkohe sipas raporteve ne disa media, ai ka pasur nje lidhje jashtemartesore dhe i kerkonte te shoqes te largohej nga shtepia.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF