KreuCelebrity

Ledjona rrëfen aksidentin: Mendova se u paralizova!  

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladina ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” dhe gjatë bisedës ndër të tjera ka folur më shumë për aksidentin që i ndodhi vetëm pak kohë më pare dhe për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën.

“Kam qenë duke shkuar në Dibër. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, për të bërë një xhirim me atë borën që kishte rënë. E mora motorin vetë dhe terreni i vështirë bëri që të rrëzohesha dhe të pësoja një dëmtim pak të rëndë në shtyllën kurrizore.

Ledjona rrëfen aksidentin: Mendova se u paralizova!  

Ishte motor bore për atë terren ku po shkoja, ka qenë punë sekondash por që bëri dëmtim të madh. Të them të drejtën nuk dua ta kujtoj sepse kam qenë në panik se mendova se mbeta e paralizuar se nuk po i ndieja këmbët. Ka qenë kohë e keqe, binte borë, shi. U deshën 30 minuta që të shkoja në spital në Peshkopi, për shkak të kohës së keqe.

Kjo e vështirësoi më shumë gjendjen time shëndetësore dhe psikologjike. Është e rëndësishme që ta përballojmë e të bëhemi të fortë, por kur e sheh veten në atë gjendje, është pak e vështirë. Më pas më është dashur të transportohem direkt tek Spitali i Traumave dhe aty kam marrë ndihmën mjekësore dhe gjej rastin t’i falënderoj bluzat e bardha”, tha ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF