Fansat e Ariana Grande jane të shqetësuar për shëndetin e saj sepse këngëtarja u shfaq jashtëzakonisht e dobët gjatë paraqitjejeve të fundit në tapetin e kuq teksa prezantonte ‘Wicked’ në Los Angeles dhe në Londër.
Faqet e 31-vjeçares ishin 'zhdukur", teksa ajo pozonte me një fustan të verdhë, ndërsa e gjithë struktura kockore e shpatullave të saj mund të dallohej, duke i lënë fansat të shqetësuar se ndoshta ajo po vuan nga kequshqyerja.
Grande po keshtu dukej e lodhur, në krahasim me kolegët të saj, madje edhe në krahasim me fotot e kaluara të yllit. Kequshqyerja mund të shkaktojë një sërë problemesh përtej humbjes së peshës. Për shembull, mund të rrisë rreziqet e rënies dhe mund t’i lërë njerëzit të imunokompromentuar, duke rritur kështu gjasat e infeksionit. Për më tepër, mund të krijojë plagë dhe mund të shkaktojë që shërimi i plagëve të zgjasë aq shumë sa të bëhet shqetësues nga pikëpamja mjekësore dhe mund të rezultojë në shtrime spital për trajtim profesional.