Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos ishin të ftuar specialë në rreshtin e parë të spektaklit “Dolce & Gabbana Alta Sartoria 2024” në Sardenjë të Italisë dhe shfaqja e dyshes italiane mori një tjetër dimension për Lauren.
Djali i Sanchez ka zbritur pasarelë si një nga modelët kryesore të këtij eventi, ndonëse një moment i tillë nuk shpëtoi pa u publikuar as në rrjete sociale nga e ëma. “Sa e mrekullueshme të shikosh djalin tënd”, shkroi Lauren krahas një galerie fotografish të djalit Nikko.
Por ndërkohë, ajo pati një incident të vogël kur mbërriti në aeroportin e Sardenjës, e veshur me një fustan elegant të shkurtër nga dyshja e famshme italiane Dolce & Gabbana. Prerja e derdhur e tij megjithatë, duket nuk ishte zgjidhja më e mirë për një mot me erë.
Edhe pse ish-gazetarja reagoi me shpejtësi duke e ulur fustanin, ky moment nuk i shpëtoi syrit të paparacëve. Fotoja e shkrepur nxorri fundshpinën e partneres së njërit prej njerëzve më të pasur të globit, e cila megjithasë mjaft e tonifikuar e me një kujdes të jashtëzakonshëm për pamjen, celulitin nuk ka mundur dot ta shmangë plotësisht.
Përveç fustanit të verdhë, Sanchez mbante edhe një çantë me vlerë 2000 euro dhe këpucë me vlerë 1000 euro.



















