Aktorja e njohur turke Neslihan Atagül po përgatitet të rikthehet në aktrim pas një pauze trevjeçare, pas lindjes së djalit të saj Aziz.
Sipas informacioneve nga mediat turke, Atagül kishte nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “Ay Yapım” dy vite më parë, por u tërhoq nga xhirimet pasi mësoi se ishte shtatzënë. Djali i saj tani ka mbushur një vjeç dhe aktorja ka nisur të shqyrtojë projekte të reja për sezonin e ardhshëm.
Raportohet se Neslihan Atagül ka firmosur sërish me “Ay Yapım” dhe pritet të rikthehet me një projekt ambicioz të përgatitur nga kompania e njohur e produksionit. Ky do të jetë rikthimi i saj i madh në ekran pas rolit të fundit në serialin “Gecenin Ucunda”, i cili u transmetua në vitin 2023.
Fansat e aktores po presin me interes projektin e saj të ri, ndërsa detajet mbi rolin dhe serialin e ardhshëm ende nuk janë bërë publike.
