KreuCelebrity

Nuk di sa para ka; Will Smith: Kuptova se nuk më bëjnë të lumtur..

Nuk di sa para ka; Will Smith: Kuptova se nuk më bëjnë të

Aktori Will Smith ka folur së fundmi për këndvështrimin e tij të ri për jetën dhe thotë se nga mosha 50-vjeçare ‘diçka ndryshon’. Sipas Forbes, pasuria neto e aktorit vlerësohet të jetë rreth 350 milionë dollarë.

Mirëpo, në një intervistë për “Complex”, ai ka rrëfyer se nuk e di se sa para ka, duke thënë, “as nuk e di, o burrë, nuk diskutoj për gjëra të tilla”.

"Gjysma e parë e jetës sime ishte mblidh, mblidh, mblidh, gjysma e dytë e jetës sime do të jetë harxho, harxho, harxho”, tha ai. "Njerëzit e kanë gjithmonë atë moment diku rreth të 50-tave ku diçka ndryshon”, vazhdoi ai.

Nuk di sa para ka; Will Smith: Kuptova se nuk më bëjnë të

"Por ajo që ndodh është thjesht e kuptoni se asnjë prej tyre nuk mund t'ju bëjë të lumtur. Pasi të keni blerë gjithçka që dëshironi dhe nuk ka asgjë tjetër në tokë që dëshironi të blini, do të doja që kjo të ishte një dhuratë që të gjithë mund ta kishin sepse asgjë materiale nuk mund të bëjë të kënaqur.

Jam në atë fazë të jetës sime që në fakt mund të jetë e frikshme, kur kupton se pa një lidhje, pa para, pa fëmijë, asgjë nuk mund të të bëjë të lumtur. Duhet të jeni të lumtur këtu" tha ai, duke treguar kokën dhe më pas zemrën. "Duhet të bësh të lumtur me njerëzit që do".

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF