KreuCelebrity

Olta Gixhari shpërthen ndaj vajzave në “BBV3”: Janë hedhur në krahët e djemve, Ledjona është shembull...

Olta Gixhari shpërthen ndaj vajzave në “BBV3”: Janë

Sara, Ledjona, Ilnisa dhe Roza jane kater banoret e “Big Brother Vip 3”,  të nominuara për këtë javë. Në “Prime-n” e sotëm,  njëra prej tyre do lerë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Olta Gixhari shpërthen ndaj vajzave në “BBV3”: Janë

Olta Gixhari, reagoi ndaj këtij nominimi permes nje postimi ne Instagram, ku tregon hapur se cilën nga vajzat pëlqen. Aktorja nuk është dakord me faktin qe vajzat, sic thote ajo, janë hedhur në krahët e djemve dhe nuk kanë aspak besim në vete, për të përballur këtë sfidë të vetme.E vetmja vajzë që nuk e ka bërë këtë gjë është Ledjona, e cila sipas Oltës, është një shembull në atë shtëpi.

Olta Gixhari shpërthen ndaj vajzave në “BBV3”: Janë

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF